Shkrumbohet banesa e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Behar Musta i përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, rrëfen për median sesi shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit, ku jetojnë 11 familjarë u përpi nga flakët. Ndonëse vendi u përfshi nga reshje të dendura shiu, zjarri i dogji katin e dytë të banesës dhe një pjesë të katit të parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i flakëve.

“Nuk ishim në shtëpi. Kur erdhëm, flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Fati im që ishte ditë shiu dhe më ndihmoi pak. Komplet kati i dytë dhe gjysma e katit të parë komplet e shkrumbuar.

Njerëzit kanë qenë në kat të parë kur ka marrë flakë kati i dytë. Rastësia e një fëmije jashta: “babi babi ka marrë flakë shtëpia”. Shteti dhe zjarrfikësja erdhën në sekonda, gjithë njerëzit na kanë ndihmuar. Në mes të dimrit, janar është, ftohtë. 11 vetë jemi, 11 frymë”,-rrëfeu kryefamiljari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?