Shpërthim me lëndë plasëse në një servis makinash në Tiranë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një servis makinash në pronësi të shtetasit R.P në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë. Policia njofton se për pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihen ende autorët.

Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve“,- njofton policia.

SHKARKO APP