Shqiptari vret bashkëshorten në Itali, çfarë deklarojnë fqinjët e tyre

Një 35-vjeçare rumune është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj në Bolzano të Italisë. Trupi i saj i pajetë u gjet pasditen e së dielës nga policia në banesën në Viale Trieste, ndërsa në kërkim për ngjarjen është shpallur bashkëshorti i saj shqiptar.

Trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije në apartamentin, në pallatin që ndodhet në afërsi të pishinës publike “Lido”, një zonë rezidenciale, midis lumenjve Isarco dhe Talvera.

Autori Avni Mecje ka telefonuar të vëllanë, i ka rrëfyer për krimin dhe i ka thënë se duhej të arratisej. Autori dyshohet se është nisur drejt Shqipërsië për ti shpëtuar burgut.

Ndërkohë, fqinjët kanë dëshmuar për zënka të vazhdueshme të çiftit.

SHKARKO APP