Situatë kaotike edhe në Korçë e Pogradec, uji përmbyt rrugë dhe banesa
Përmbytje masive janë shkaktuar si pasojë e motit të keq edhe në Koçë e Pogradec.
Sipas raportimeve, lumi në fshatin Shamoll në bashkinë e Korçës, ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë përmbytur disa banesa të këtij fshati.
Sipas kryeplakut të fshatit, një situatë e tillë përsëritet përherë kur ka reshje. Sipas tij, e gjithe kjo vjen për shkak të mos funksionimit të kanaleve vaditëse në kufij me fshatra të bashkisë Maliq.
Banorët thonë se brenda një muaji janë përmbytur dy herë duke u dëmtuar jo vetëm banesat por dhe bazat ushqimore për blegtorinë.
Ndërkohë situata paraqitet e rënduar edhe në Pogradec, ku janë përmbytur disa banesa në fshatin Rrëmenj.
KOHA JONË SONDAZH

