Skuadra e armatosur që ekzekutoi Brilant Martinajn, gazetari: Shumë barbarë, godasin në kokë

Masakra e Fushë-Krujës është një ngjarje se zor se do të zbulohet e vërteta, por ngjarja ka rihapur dosjen e hetimit për këtë ngjarje pas dyshimeve se një nga autorët që zbritën nga një automjet për të ekzekutuar ish-policin ishte Brilant Martinaj, një prej tre të rinjve që u vra në atentatin mafioz të dielën në mbikalimin e Fushë Krujës. Sipas gazetarit Artan Hoxha, Xhelal Reçi është xhaxhai i të fejuarës së një prej të fortëve që grupi i Martinajve e do të vdekur.

”Kjo skuadër më rezulton se del në terren për herë të pesë. Është skuadër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë. Kanë një veçanti, kur dalin këta, në vendin e ngjarjes ka minimum 30 gëzhoja.

Janë shumë të ashpër, shumë barbarë, godasin në kokë, veprojnë si skuadronë komando. Elementi tjetër, ata e kanë djegur makinën, djegia është mesazh. Mesazhi është do t’u djegim të gjallë, është hera e pestë që del kjo skuadër.

Ai djali që u vra, Martinaj, nuk është shumë kollaj të vritet, pavarësisht se u tha dyshohet për vrasjen e një ish-polici. Por për vrasjen e Xhuljo Prelës, ai u vra pse nuk uli dritat e gjata, ky ka dalë i pafajshëm. Me letra, ai është tërësisht i pafajshëm”, tha gazeteri Artan Hoxha.

SHKARKO APP