SMS-të e fundit të Martinajt, Hoxha: 50 milion euro për ta liruar

Ku është Ervis Martinaj, personazhi më i kërkuar nga Policia e Shtetit dhe nga familja?Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Martinajt. Gazetari zbuloi intinerarin e Martinajt që nga data 1 gusht deri më datë 9 gusht pasdite, ku sipas tij edhe është zhdukur.

Po ashtu Hoxha tha se Martinaj ka ikur më datë 1 gusht nga Vora për në Vlorë duke takuar atje një personazh të njohur të krimit, të cilit i kanë bërë katër herë atentat dhe nuk e kanë vrarë dot. Hoxha pohon se Martinaj shkoi në Vlorë për të kërkuar aleanca të reja, nisur edhe nga fakti se edhe grupi i personave që kërkojnë ta ekzekutojnë janë po nga ajo zonë.

Gazetari tregon edhe se Martinaj ka dërguar dy SMS më datë 9 gusht, ku SMS i parë lidhet me ushqimin e këlyshit të tigrit që ai ka në shtëpi. Pastaj u dërgua edhe një SMS tjetër ku pyeste për familjarët. Pastaj nuk ka më gjurmë të tij. Hoxha tha se ka qarkulluar një video e një personi me pamje të mjegulluar ku ofronte 50 milion euro që ta linin të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?