Sonadazhi, të moshuarit në Shqipëri janë shtresa më e varfër

84.7% e shqiptarëve mendojnë se pensionistët janë shtresa më e varfër e shoqërisë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, vetëm 5% e shqiptarëve nuk janë dakord dhe mendojnë se pensionistët nuk janë shtresa më e varfër e shoqërisë, ndërsa 10.3% e të pyeturve janë neutralë.

Ata që mendojnë se mosha e tretë janë kategoria më e varfër e shoqërisë janë më shumë femra, me 85.5% dhe 83.9% meshkuj.

Ndërsa grupmosha që mendon se pensionistët janë kategoria më varfër e shoqërisë janë grupmosha 65-75 vjeç me 88.6%, pasuar nga grupmosha 55-64 vjeç me 85.5%, grupmosha 45-54 vjeç me 84.6%, grupmosha 18-24 vjeç me 84.3%, grupmosha 35-44 vjeç me 83.3% dhe grupmosha 25-34 vjeç me 83%.

SHKARKO APP