Spiropali dhe Tajani firmosin memorandum për sigurinë kibernetike

Samiti i parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali zhvillohet sot, me pjesëmarrjen e delegacioneve të larta nga të dy vendet. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa samiti drejtohet nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një takim dypalësh me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Gjatë këtij takimi, pritet nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në Sigurinë Kibernetike, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Samiti përfaqëson një moment kyç për konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha si: Mbrojtja dhe siguria, Energjia, Migracioni, Shëndetësia, Zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Spiropali do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit përballë sfidave globale të sigurisë dhe do të rikonfirmojë përkushtimin e Shqipërisë për të avancuar partneritetin me Italinë në këto fusha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbledhja e parë ndërqeveritare Itali–Shqipëri do të mbahet sot, në orën 11:30, sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane. Gjatë samitit, ministrat e të dy vendeve do të zhvillojnë takime dypalëshe me homologët e tyre, ku pritet të firmosen marrëveshje në fusha të ndryshme si: Siguria, Emigracioni, Shëndetësia, Energjia, Turizmi, Ekonomia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?