​​​​​​​Spitali Rajonal i Vlorës me shërbime të fuqizuara, Manastirliu: Urgjenca e re gati para sezonit turistik

Spitali Rajonal i Vlorës ofron tashmë shërbim të modernizuar me teknologji të nivelit të lartë të Dispanserisë dhe Farmacisë, falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit për rehabilitimin e plotë të këtyre mjediseve, ndërkohë që është në zbatim e sipër një tjetër projekt ambicioz, ai i fuqizimit dhe modernizimit të shërbimit të urgjencës që synon të vendosë një standard bashkëkohor për qytetarët.

Konkretisht në shërbimin e Dispanserisë në vit marrin shërbim të dedikuar rreth 2,500 pacientë kronikë që kryejnë, jo vetëm konsulta të specializuara pranë mjekëve pneumolog në këtë shërbim, por përfitojnë edhe kryerjen e ekzaminimeve të thelluara të spirometrisë dhe rontgenit. Kryeministri Rama vizitoi sot mjediset e reja të Dispanserisë dhe Farmacisë në Spitalin Rajonal të Vlorës, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila shpjegoi investimet e bëra në shërbimin e Dispanserisë dhe atë të Farmacisë.

”Sapo ka përfunduar një investim mjaft i rëndësishëm për spitalin e Vlorës; janë shërbimi i Farmacisë dhe shërbimi i Dispanserisë. Këto kanë qenë godina të amortizuara ndër vite ndërkohë janë kthyer, janë rijetësuar në shërbime të reja. Mjekët e rinj që janë punësuar janë nga Berati, Gjirokastra, Tirana, Fieri. Spitali Vlorës është tashmë një spital i kompletuar edhe për sa i përket aspektit të trajtimit farmakologjik, për sëmundjet e kancerit dhe të tjera. Jemi në kushtet në standarde shumë më të mira, të ruajtjes dhe të gjithë magazinimit të barnave. Godina tjetër e rehabilituar është dispanseria që ofron shërbime edhe për sëmundje infektive”,-tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu ministrja e Shëndetësisë, theksoi se përparësi mbetet përmbyllja e investimit tjetër madhor në shërbimin e Urgjencës dhe më pas në atë të Kirurgjisë, patologjisë dhe në shërbime të tjera shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?