Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka një drejtues të ri

Ndryshime në drejtimin e Spitalit Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Silva Bala është larguar nga detyra e drejtoreshës së këtij institucioni shëndetësor, ndërsa drejtimin e spitalit do ta marrë Elisabeta Treska.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ndryshimi është bërë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në shëndetësinë publike, me qëllim rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve.

Megjithëse nuk do të jetë më në krye të spitalit, Silva Bala do të vijojë kontributin e saj profesional në “Shefqet Ndroqi”, duke drejtuar shërbimin e Pneumologjisë, një nga repartet kyçe të këtij institucioni, veçanërisht për trajtimin e sëmundjeve respiratore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elisabeta Treska, e cila merr drejtimin e ri të spitalit, pritet të fokusohet në forcimin e menaxhimit institucional, përmirësimin e infrastrukturës dhe garantimin e standardeve më të larta në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?