Sulçaj që vr*u biznesmenin italian, aksioner i një guroreje. Familjarët me precedentë

Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. 48-vjeçari i cili është i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë, rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”.

Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve. Në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj.

Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai tjetër i Kamber Sulçajt, Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot policia njoftoi zyrtarisht se gjatë kontrolleve në banesën e 48-vjeçarit dhe banesat e familjarëve të tij në Vlorë, për të arrestuar Kamber Sulçajn, policia gjeti edhe 450 fara kanabisi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?