Sulmoi autobusin e ekipit të Pogradecit, arrestohet 22-vjeçari

Goditi me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, vihet në pranga 22-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit të marrë se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena, ndërmjet skuadrave KF Pogradeci dhe KF Elbasanit, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në afërsi të Librazhdit, një shtetas kishte goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. Zh., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.

Swiss Digital Desktop Reklama

22-vjeçari, teksa lëvizte me automjet, ka goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi KF Pogradeci, pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga goditja, nuk është dëmtuar asnjë nga futbollistët që ndodheshin në autobus.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?