Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia, u arratis si në filma

Nga burgu i sigurisë së lartë i Operas në Itali, 41-vjeçari shqiptar Taulant Toma u arratis si në filma. Hetuesit italianë kanë zbuluar se ai pasi preu hekurat e qelisë përdori një ganxhë artizanale për të kapërcyer murin rrethues dhe për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Toma po kërkohet në të gjithë Italinë nga forca të shumta policore.

Toma pasi doli nga qelia arriti në murin rrethues të lartë 6 metra dhe pasi u ngjit mbi të, u arratis në mes të natës. 41-vjeçari ka realizuar në mënyrë artizanale një ganxhë me material druri rreth 6 metra të gjatë të cilën e ka përdorur për t’u ngjitur në murin rrethues, dhe më pas ka zbritur murin e lartë dhe është larguar në drejtim të paditur. Një arratisje spektakolare e cila ka vënë në alarm të gjithë forcat e sigurisë në Itali. 41-vjeçari aktualisht është në kërkim në të gjithë vendin dhe po kërkohet nga forca të shumta policore.

Hetuesit po analizojnë kamerat në burgun e Operas për të rindërtuar skemën dhe për të hetuar çdo ndihmë të ofruar të burgosurit në planin e tij të arratisjes. Toma kishte organizuar çdo gjë në mënyrë perfekte dhe me detaje, ai për t’u arratisur ka zgjedhur orën kur po bëhej ndërrimi i turneve të rojeve në burgun e Operas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant Toma njihet si mjeshtër i arratisjeve, ai kishte arritur vite më parë të arratisej katër herë të tjera. E fundit ishte në shkurt 2013, kur, së bashku me një të burgosur tjetër, ai u arratis nga burgu i Parmës, më pas u arrestua pas disa muajsh, në Belgjikë. I transferuar në një burg jo shumë larg qytetit të Liège, Taulanti gjithashtu arriti të arratisej. Arratisja e tij e parë daton në vitin 2009, kur u arratis nga burgu i Ternit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?