Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, Policia Rrugore: 7 të arrestuar gjatë 72 orëve
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë kanë publikuar bilancin e 72 orëve të fundit nga kontrollet përgjatë akseve urbane dhe interurbane.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar ose proceduar penalisht gjithsej 31 shtetas. Sipas njoftimit zyrtar, konkretisht:
-5 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
-2 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
-23 shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;
-1 shtetas është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e Tiranës thekson se kontrollet dhe prania në terren do të vijojnë me të njëjtin intensitet, si pjesë e strategjisë për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
KOHA JONË SONDAZH

