Të mbështesim shtypin e të vërtetës
Nga Ylli Dylgjeri
A është rrezuar sot Rama?
Rama sot është një kufomë e pa kallur. Ai me qeverisjen e tij në këto vite kapi rekordet më të zeza në ekonomi, bujqësi, financa, papunësi, siguri kombëtare, diplomaci, emigracion e kudo ku stampohet në kokë shkresa: Republika e Shqipërisë.
Ai me skandalin e fundit FBI ka humbur sot perfundimisht edhe median nderkombetare. Pyetja e nderkombetareve sot eshte: Sa e thelle eshte kjo vrime lepuri?
Rama, skandal pas skandali, eshte i zhytur ne llumin e korrupsiont bashke me lepujt e Tij.
Sot per ti dhene doren e fundit largimit te Tij, nevojite t’i mbështesim gazetarët e guximshëm ne media që thonë të vërtetën.
Tanxhentet, kompromentimet, klientelizmi, banditizmi, lorencizimi dhe batonizimi i shtypit jane gangrenat qe po perjeton shoqeria.
Ne fushëbetejen me Ramen dhe marionetat e Tij në fakt janë vetëm te bleret.
Pjesa tjeter e gazetareve po mbijeton me shpirt nderdhembe .
Përtej fuqisë se fjales ne bisedat e lira e konfidente, në terrenin mediatik eshtë emergjente demaskimi, dhe publikimi i bemave te Tij, terren ky, ku Rilindja e ka mbuluar permes mbylljes se informimit. Shikoni si e kane centralizuar zedhenjen. Del vetem Ai ne media, duke izoluar çdo zyre e mardheniesh publike ne institucionet e vendit. Nepunesit e administrates bejne vetem like.
Sot eshte koha, qe kjo epersi qe po fitohet me shperthimin e skandaleve duhet sfiduar kudo me te verteten qe vjen.
Pra lufta per te fituar hapesira, publik e qendrestar realizohet duke transmetuar informacionin e nendheshem, tenderat sekret, koncesionet, PPP, dhe te gjithe grabitjet e regjimit mafioz. Te tjera dashnore qeveritaresh do te dalin te kapin leke e te divorcojne grate zyrtare.
Sepse hapësira mediatike e Rames është kthyer sot në parodi groteske të modelit të kohes komuniste. Në vitet e fundit te sistemit komunist shumica e njerëzve dinin se po ushqehen me gënjeshtra). Nisma e rinise qe regjimi injektoi ne fund te viteve 90 ishte “Si eshte rinia sot eshte atdheu neser”…
Vitet rrodhen dhe ja ku eshte sot rinia:ne emigracion, ne papunesi, ne klube nate, ne vese, ne droge, ne krim, ne erresira e poshte pallateve, paçka se televizionet dhe nje pjese e Portaleve janë krejtësisht të kapura nga propaganda e Rames dhe Velise.
Edhe pse po perjetojme kete situate te mjere, mijera njerëz ushqehen serisht me dietën e përditshme të idhtareve te Rames se “Opozita eshte e vjeter”, “Udheheqesit jane te konsumuar ne 30 vite”paçka se vete Rama ka 22 vjet ne drejtim.
Kjo fryme mbeshtetet edhe nga Sondazhet e blera, me “profesionistet e tyre”. Serrisht shifrat dalin te ekuilibruara, “e majta” perseri krenohet se gjallon me shumicen e pa tundshme “. Erion vjelja ne krye…te plehut Sharre!
Po si po ja dalin ende?
Parate e zeza dalin lume ne ditet e zeza. Blihet vota.
Konsensusi i gjerë i Oligarkeve ndertuesve ende mbështet Ramen dhe fushatën e tij të mjerë per në zgjedhjet vendore.
Edhe pse Rilindja e ka bere rremuje administraten dhe shtetin po e ekulibron betejën e propagandës me mercenaret e saj mediatik ne banaqe.
Një pakicë e gazetarëve të guximshëm po përpiqen ta bëjnë ndryshimin, duke publikuar lajme të pavarura duke zbuluar skandale, duke u perballur dhe bere të besueshem për audiencën e papune.
Nuk është punë e lehtë kjo. Ata janë të bllokuar, të ndaluar, të ngacmuar dhe të anatemuar nga regjimi. Gjykohen edhe si agjente të Berishes!
Qëllimi ynë sot eshte te ruajme shtypin e lire e te verteten e pavarur.
Ky eshte Mision.