Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, një person i plagosur niset drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës, ku një 55-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij.

Pas një sherri për motive të dobëta autori me iniciale K. Q. ka plagosur fqinjin me iniciale L. H.

Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Personi i qëlluar ka marrë plagë në bark dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H., rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP