“Temperatura deri në 0 gradë në veri”, meteorologia: Tetori nis me reshje shiu dhe dëborë

Muaji tetor do të hyjë me mot tipik vjeshte, me reshje të shumta dhe rënie të ndjeshme temperaturash. Meteorologia Tanja Porja tha në emisionin “Dita Jonë” se në veri pritet që temperaturat të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa do të ketë reshje dëbore në zonat malore.

Sipas saj, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa e shtuna do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit. Të dielën dhe të hënën reshjet do të rikthehen sërish.

“Gjatë tetorit nuk do të kemi çdo ditë reshje, por pritet të jenë të konsiderueshme dhe të shpërndara në disa ditë të muajit”, theksoi Porja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tetori, sipas parashikimit, pritet të jetë më i lagësht dhe me temperatura më të ulëta se ditët e fundit të shtatorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?