Tensione në GJKKO! Të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, përplasen në sallën e gjyqit
Një moment tensioni është regjistruar në GJKKO ditën e sotme, teksa raportohet se të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mësohet se Alibej ka thënë në seancë se ishte ai që i kishte treguar i pari Nuredin Dumanit mbi “masakrën e Bradasheshit”, ngjarje ku kanë humbur jetën vëllai dhe xhaxhai i tij si edhe një shtetas turk.
“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej në sallën e gjyqit.
Dumani ka reaguar ashpër duke thënë: “Ishte mashtrim! Duhet të kërkosh falje për këtë”.
Ndërkohë, gjykata ka urdhëruar që Dumani të zhvendosej në mënyrë që të mos kishte kontakt visit me Alibejn.
KOHA JONË SONDAZH

