Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, kapet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar, i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmejt Aeroportit të Rinasit, me 240 mijë euro të padeklaruara është proceduar penalisht.

Policia njofton se shtetasit G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?