Tetori rozë/ Deputetja Bylykbashi, thirrje grave e vajzave: Kujdesuni për shëndetin tuaj, jeni forca e familjes

Tetori rozë është muaji që na kujton të gjithëve rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Është një thirrje për çdo grua e vajzë që, mes përditshmërisë dhe angazhimeve të pafundme, të gjejë kohë për shëndetin e saj.

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, iu drejtua nënave dhe vajzave me një mesazh të fortë sensibilizues.
“Kujdesu sot për shëndetin tënd, që nesër të jesh forca e familjes tënde! ”

Ajo theksoi se gjatë gjithë muajit tetor, të gjitha gratë mund të kryejnë falas ekzaminimin me mamografi në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale.
Fushata e Tetorit Rozë nuk është thjesht një simbol. Ajo është një kujtesë e përditshme se shëndeti është dhurata më e çmuar dhe se një kontroll i thjeshtë mund të shpëtojë jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos e shtyni për nesër atë që mund ta bëni sot. Shëndeti juaj është forca e familjes suaj”, shtoi Bylykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?