Thirrja e Këlliçit në SPAK, Alibeaj: Kallëzimet firmoseshin nga Bardhi, por nuk di detaje

Enkelejd Alibeaj komenton thirrjen e Belind Këlliçit në SPAK, duke sqaruar rrethanat e kallëzimeve të bëra lidhur me Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”. Ai tha se në atë periudhë janë depozituar kallëzime penale për falsifikim stampash dhe vulash, si edhe për financimin e Kuvendit, por theksoi se nuk ka qenë ai firmëtar i tyre dhe se nuk mban mend detaje konkrete.

”Të kërkoj ndjesë, nuk është se e mbaj mend, sepse sipas rregullave statutore, por edhe sipas praktikës, kallëzimet kryesisht nënshkruheshin nga funksionari që në atë rast ishte sekretari i përgjithshëm, zoti Gazment Bardhi”,-u shpreh Alibeaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se nuk mund të konfirmojë nëse ka pasur një kallëzim të veçantë për çështjen e financimit të Kuvendit të 11 dhjetorit. ”Nuk di të të them tani nëse ka pasur apo jo një kallëzim të posaçëm lidhur me financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit. S’ta them dot, ndjesë, nuk më vjen në mendje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?