Thyen “arrestin në shtëpi”, kapet i dehur pas aksidentit rrugor

Një aksident rrugor i ndodhur në Sukth ka çuar në arrestimin e një 32-vjeçari, i cili jo vetëm drejtonte automjetin në gjendje të dehur, por rezultoi edhe person në kërkim nga drejtësia. Shtetasi Alfred Dumi u ndalua nga shërbimet e Policisë Rrugore menjëherë pas përplasjes së automjetit me disa pemë anës rrugës.

Sipas njoftimit zyrtar, policia u sinjalizua për aksidentin dhe mbërriti në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, ku në matjen e dytë rezultoi me 1.29 mg/l alkool në gjak, nivel shumë më i lartë se normat e lejuara për drejtimin e automjetit.

Nga verifikimet e kryera në sistem, u konstatua se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjykata e Tiranës e kishte dënuar në vitin 2024 me dy vite burgim për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve, në vitin 2022, Alfred Dumi kishte administruar një subjekt tregtar, përmes të cilit ishin lëshuar fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Skema mashtruese, ku përfshiheshin edhe 12 subjekte të tjera, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshëm prej rreth 300 milionë lekësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e aksidentit në Sukth, pasagjeri që ndodhej në automjetin e drejtuar nga 32-vjeçari pësoi dëmtime të lehta dhe mori ndihmë mjekësore. Në përfundim të veprimeve procedurale, Alfred Dumi u vu në pranga dhe pritet t’i dorëzohet Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?