Tjetër aksident në unazën e qytetit, automjeti përplaset me motorin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës.

Ngjarja është regjistruar në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit, ku janë përplasur një automjet dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, shtetasi Marjus Doksani, 33 vjeç, banues në fshatin Qamic të Beratit. I riu është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë automjeti, i cili po dilte nga një biznes në anë të rrugës dhe ka goditur motorin që po lëvizte në drejtim normal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?