Trafik i rënduar nga Librazhdi në Elbasan

Normaliteti i qarkullimit në aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas zgjati vetëm pak orë, pasi këtë pasdite u kthye sërish trafiku i rënduar.

Sikurse duket nga pamjet, për shkak të ngricave dhe shumë automjeteve në rrugë, mijëra pasagjerë që kthehen nga Përrenjasi apo Librazhdi në drejtim të Elbasanit, kanë mbetur të bllokuar.

Situata u përkeqësua ndjeshëm në segmentet më problematike të këtij aksi, të njohura për prezencën e shpeshtë të ngricave, si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku mungesa e ndërhyrjes në kohë bëri që qarkullimi të paralizohej pothuajse totalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e djeshme trafiku i mjeteve arriti në dhjetëra kilometra nga Fushë Labinot i Elbasanit deri te Ura e Bushtricës në bashkinë e Përrenjasit duke krijuar një situatë e paprecedentë për këtë aks nacional.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e masave parandaluese dhe vonesa në reagim u kthyen në faktorë kyç që çuan në bllokimin masiv të qarkullimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?