Tragjedi në Korçë: E moshuara jetonte vetëm, gjendet e vdekur në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Sipas dëshmive të fqinjëve, gruaja jetonte e vetme dhe prej disa ditësh nuk ishte parë, çka i shtyu ata të kontrollonin gjendjen e saj.

“U shqetësuam sepse nuk e kishim parë prej ditësh dhe vendosëm të hynim në shtëpi. E gjetëm të pajetë. Ajo jetonte vetëm; djalin e kishte në burg, bashkëshorti i kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu. Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore, pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati i katërt dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira,” u shpreh një prej fqinjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?