Tragjike pastrimi i armës, burri vret gruan

Pastrimi i armës në Mirditë është kthyer në një tragjedi. Vitore Paçuku humbi jetën në spital dhe bashkëshorti, 61-vjeçari Paulin Paçuku ndodhet në komisariatin e Mirditës.

“Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi Paulin Paçuku, 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, tha Policia.

Paçuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

SHKARKO APP