Tronditet vendi, djali vr*t babain
Kronikë E Martë, 28 Tetor 2025 14:59
Një djalë ka vrarë me thikë babain 70 vjeçar dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës. Thuhet se djali Marjan Kodheli vuan nga probleme mendore. 70 vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ndërkohë, djali pas krimit ka arritur të largohet ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Policia ka rrethuar zonën ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas burimeve, djali ka shfaqur edhe më parë sjellje agresive.
KOHA JONË SONDAZH

