Trupi i pajetë i një personi gjendet në Shkodër, dyshimet që hedh policia
Një person gjendet pa shenja jete pranë urës së Telit, autoritetet po verifikojnë rrethanat
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.
Viktima është Qazim Lika 63 vjeç.
Trupi i tij u pikas nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë Policinë dhe shërbimet mjekësore.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se personi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën.
KOHA JONË SONDAZH

