U arrestua pak ditë më parë, reagon avokati Uljan Barjami: Cenim i shtetit të së drejtës

Uljan Barjami, avokati i arrestuar pak ditë më parë në Elbasan, ka reaguar sot në ditën Europiane të Avokatëve.

Reagimi i avokatit Uljan Barjami:

Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ditë na kujton se avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie. Çdo cenim ndaj tyre është cenim ndaj vetë themeleve të shtetit të së drejtës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar, për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur dinjitetin e profesionit tonë. Sepse drejtësia nuk ekziston pa avokatin, dhe avokati nuk mund të ekzistojë pa respektin që i detyrohemi si shoqëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?