U godit me çekiç me porosi të dy tiktokerëve, 26-vjeçari në gjendje kritike
Policia e Tiranës vijon hetimet lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur disa ditë më parë pranë rrethrrotullimit të Freskut, ku mbeti i plagosur rëndë një shtetas 26 vjeç.
Sipas burimeve zyrtare, i riu ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe po merr trajtim të specializuar mjekësor. Në kuadër të hetimeve, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas, Gjokë Ndrevataj (36 vjeç) dhe Xhemal Uka (30 vjeç), të cilët dyshohet se kanë porositur autorin e plagosjes.
Nga veprimet hetimore paraprake rezulton se plagosja dyshohet të jetë kryer nga shtetasi Helidon Marku, i cili është arrestuar nga shërbimet e Policisë. Sipas hetimit, motivi i ngjarjes lidhet me konflikte të lindura në rrjete sociale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

