U grabit me dhunë te “Pushimi i Shoferit”, gjendet në Vlorë automjeti tip “Benz”

Është gjetur i braktisur në qytetin e Vlorës automjeti tip “Benz”, i cili u grabit me dhunë mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në Lushnjë.

Autorët e grabitjes, e kanë braktisur automjetin në lagjen Pavarësia pranë zonës se Centrales, siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme.

Automjeti është lënë në një rrugë dytësore brenda një blloku banimi, ku është gjetur nga uniformat blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?