U kap në uzinën e armëve në Gramsh, ukrainasi: Më lironi, jam në shkollë
Kronikë E Hënë, 29 Gusht 2022 17:15
Fedir Alpatov, ukrainasi i cili u kap së bashku me dy rusët në Uzinën e Gramshit, mes dyshimeve që është spiun, ka ankimuar masën e sigurisë ”arrest me burg”, duke kërkuar një masë më të lehtë.
Ai kërkon që të lihet në ”detyrim paraqitje” dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve.
Po ashtu Alpatov thotë se duhet të vazhdojë shkollën që të mos humbasë vitin, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri për t’u arratisur.