U nis për të mbledhur boronicë në bjeshkë, zhduket 23-vjeçari nga Kukësi

Një 23-vjeçar nga fshati Borje i Kukësit rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme. Familjarët kanë denoncuar në polici.

Sipas uniformave blu, i riu, M.Adili ishte larguar dje në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukës/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?