U përfol si kandidate e PD për Tiranën, Çepani: Njerëzit e donin. E pashë si vijimin e vizionit të Gertit

Aktivistja e shoqërisë civile, dhe një nga emrat më të komentuar si kandidate e PD-së për bashkinë Tiranë, Edlira Çepani e ka cilësuar si një surprizë të bukur të gjithë situatën. E ftuar në “Goca dhe gra”, ajo tha se kur e dëgjoi emrin e saj të përflitej për garën e Tiranës, ishte e papritur, por surprizë e bukur.

”Nuk e kisha konsideruar më parë, kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emrit im”, u shpreh ajo.

Nëse do ta kishin propozuar, a do të kandidonte? Në momentin që ta kërkojnë dhe njerëzit të shtyjnë, duhet respektuar”, tha ajo, duke shtuar se e pa si një realizim edhe të vizionit të bashkëshortit të saj, Gert Bogdani, që u nda parakohe nga jeta. ”Pashë dhe si një realizim i vizionit të Gertit për bashkinë e Tiranës. Unë i kam dhënë një premtim kur jeta na ndau në mënyrë të padrejtë, që do ta vazhdoj misionin e tij. Ai do të më kishte mbështetur nëse do të kandidoja”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?