Ulen sërish temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 14 m/sek.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.

KOHA JONË SONDAZH

