Universiteti grek, fole për bandën e ”Esko-s”

I arrestuar nga policia në Athinë, Esmin Ferhati rekrutonte dhe kontrollonte të rinjtë që kishin qenë në burg, duke krijuar një rrjet kriminal. Gazeta greke “Protothema”, shkruan se nuk është rastësi që tre shqiptarët që ndodheshin pranë tij, ishin liruar nga burgu një vit më parë, pasi ishin dënuar me shumë vite burg.

Një pjesë e madhe e grabitjeve dhe trafikut të drogës vinin nga banesat e studentëve. Por ajo që paraqet shumë interes janë punët e 30-vjeçarit shqiptar, pasi dyshohet se ai mund të jetë pronari i të paktën tre bizneseve në Athinë.

Zbulimi i tre bandave e kishin shndërruar Universitetin Politeknik në ”fole” kriminelësh. Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës, do të zbardh një sërë grabitjesh dhe veprimesh të tjera kriminale të pazbardhura edhe sot e kësaj dite.

Hetuesit e çështjes po ndjekin me interes të madh rastin e përfshirjes së një oficere policie vetëm 22-vjeçe, e cila shërben në një departament lokal dhe që dyshohet se ka pasur një rol specifik në organizatën kriminale me mbi 10 anëtarë të krijuar nga “Esko”.

Sipas nënës se 22-vjeçares, Ferhati dhe e bija e saj nuk kanë asnjë lidhje me botën e krimit. Teksa mbron me “mish e me dhëmbë” pafajësinë e të bijës, ajo del në mbrojtje të shqiptarit.

SHKARKO APP