Vëllavrasja, viktima denoncoi: Vëllai im mban një pistoletë. Policia nuk e gjeti

Detaje të reja janë mësuar për krimin e dyfishtë në familjen Muskurti që tronditi Tiranën.

“Jam paraqitur në komisariat me vullnetin tim, pasi sot në datë 25 gusht 2022 vëllai im Arsen Muskurti , pas një konflikti përballë dyqanit, ka lëvizur dy tre herë në këmbë përpara zyrave të dyqanit tim”, ky është rrëfimi i fundit i viktimës Dritan Muskurti dhënë përpara policisë së Tiranës pesë ditë përpara se të vritej, në të cilën ai lutej për urdhër mbrojtjeje dhe në të cilën kërkon ta ruanin nga i vëllai Arsen Muskurti.

Në padi viktima shton se ”dua të theksoj se pasi kam parë kamerat dyshoj se poshtë bluzës së tij ka patur armë të llojit pistoletë, pasi jam në dijeni se ai ka armë me vete”.

Kjo armë nuk u gjet nga policia. Ai shtoi edhe se kishte parë në Facebook të vëllain Arsenin që me profilin Hamza Muskurti, të përmendte se ata kishin hapur një llogari Facebook-u kundër tij.

SHKARKO APP