Verifikohen dëmet në 5,159 banesa në Durrës

Bashkia e Durrësit informoi sot se të gjitha grupet janë duke punuar në terren për menaxhimin dhe përballimin e situatës, ndërkohë që janë evakuuar 851 qytetarë, të cilët janë sistemuar në strukturat akomoduese dhe asistuar sipas nevojave.

Në një njoftim për mediet bashkia e Durrësit theksoi se po ndjek nga afër situatën duke i qëndruar pranë qytetarëve dhe duke i mbështetur ata kudo ku ka problematika.

Sipas bashkisë, në zonat e prekura nga përmbytjet janë shpërndarë 1190 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore dhe fondacione të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njësitë administrative Sukth dhe Katund te Ri janë 2000 ha tokë bujqësore të përmbytura, ndërkohë që 613 specialistë janë të angazhuar në terren në detyra të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hidrovorët e Durrësit po punojnë me kapacitet të plotë.

Bashkia bën të ditur se grupet e punës së bashkisë së Durrësit vijojnë verifikimin e dëmeve nëpër banesa ku deri tani janë verifikuar 5159 banesa, nga të cilat për 1640 raste janë mbajtur aktet përkatëse të konstatimit të dëmeve.

Të gjitha strukturat tona janë në terren në gatishmëri të plotë në ndihmë të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?