VIDEO/Vrasja mafioze në Vlorë, viktimat nën vëzhgim. Autorët u përgatitën për disa jave

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, kanë qenë në vëzhgim për disa kohë dhe gjatë kësaj periudhe janë siguruar edhe mjetet për vrasjen e tyre. Verifikimet treguan se makina tip “BMW” e gjetur e djegur pas atentatit është grabitur javë më parë në zonën e Shijaku.

Nga rindërtimi i skenës së ngjarjes, besohet se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Makina e autorëve i ka ndjekur nga pas dhe jo më shumë se 100 metra pa shkuar te mbikalimi Panajasë, i kanë hyrë në parakalim dhe kanë nisur të qëllojnë.

Të shtënat anësore kanë zgjatur pak metra dhe më pas janë përqëndruar në xhamin e parë të makinës së viktimave deri sa ajo përfundon në kanal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?