Vihet në pranga 46-vjeçari, ishte shpallur në kërkim për trafik droge

Një 46-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar këtë të diel nga polica.

Shtetasi Neritan Bora, banues në fshatin Mashan, Gramsh ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, e ka dënuar atë me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj.
Ky shtetas, gjatë vitit 2021, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Elbasanit.

SHKARKO APP