Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve

Policia e Shtetit njofton se në Kurbin, vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve
Posedonte lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, me qëllim shpërndarjen, vihet në pranga një 24-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Laçit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi D. P.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë dhe kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti tip “Citroen” dhe një aparat celular.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 24 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?