FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës vijon me intensitet përgjatë bulevardit kryesor, një nga arteriet më të rëndësishme të jetës urbane në qytet.

Strukturat përkatëse të bashkisë, në bashkëpunim me policinë bashkiake, po ndërhyjnë për të larguar zëniet e paligjshme që pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe deformojnë hapësirat publike.

Qëllimi i këtij operacioni është rikthimi i bulevardit si një zonë funksionale dhe estetike për qytetarët dhe vizitorët. Pjesë e lirimit janë zaptimet e paligjshme nga biznese, tavolina, kioska, apo struktura të improvizuara që janë ngritur pa leje në trotuare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni nisi në “Lungomare” dhe tashme po vijon në të gjithë qytetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?