Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

Identifikohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen me thikë.

I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?