Vranë të dashurin e nënës për nder, Apeli i vë vulën dënimit final të vëllezërve

Këtë të martë, Gjykata e Apelit Tiranë la të pandryshuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për vëllezërit Sajmir e Arsil Shera, të akuzuar për “vrasje me paramendim” të shoferit të taksistë Abdulla Budlla, pas dyshimeve të një raporti intim mes tij e nënës së tyre.

Vendimi i Apelit la në fuqi dënimin me 14 vjet e 8 muaj burg për Sajmir Sherën dhe atë me 10 vjet burg ndaj vëllait të tij, Arsil Shera. Vrasja e 71-vjeçarit, Abdulla Budlla, ndodhi në gusht të vitit 2020 në zonën e Fushë-Prezës në aksin Vorë-Fushë-Krujë.

Taksisti u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej në mjetin e tij të ndaluar pranë kryqëzimit të Rinasit. Vëllezërit Shera ishin të dyshuarit e parë të Prokurorisë për shkak të një konflikti të mëhershëm mes tyre dhe taksistit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?