Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e premte vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit të ditës së Premte. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e mesditës e pasdite reshjet mbeten prezente por me intensitet të ulët kryeisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?