Vrasësi me pagesë i Saimir Jakut u arrestua pranë gjykatës, ishte në…

Policia në bashkëpunim me prokurorinë e Lezhës kanë arritur që të zbardhin pas 6 vitesh, vrasjen e ish-drejtorit të OST-së, Saimir Jakut. Krimi ndodhi më 9 shtator të vitit 2016 në një lokal në qendër të Rrëshenit dhe me urdhër të prokurorisë së Lezhës është ndaluar një 40-vjeçar nga Kruja. Sipas policisë 40-vjeçari nga Kruja kreu vrasjen me pagesë, ndërsa në banesë iu sekuestruan 21 celularë.

Dorjan Keqi, vrasësi me pagesë i arrestuar për ekzekutimin e Saimir Jakut në Rrëshen, u arrestua pranë gjykatës së Lezhës. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi. Vrasja ndodhi në vitin 2016.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati, tha se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe profesionale, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas bluve të Lezhës, porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, policia nuk bën publike të dhëna të tjera për këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Dorjan Keqit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM. Dorjan Keqi akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?