Vrasja e 19-vjeçarit, në kërkim edhe djali i të vrarit Admir Muratajt

Një tjetër i ri është shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit në Tiranë. Arbër Murataj është shpallur në kërkim për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Stiven Toshkëzit. Që ditën e vrasjes i është bërë kontroll në banesë dhe nuk është gjetur.

Gjatë kontrollit të banesës është gjetur kushëriri i tij bashkë me një sasi të vogël hashashi, që e ka marrë përsipër ai si përdorues dhe është arrestuar. Për djalin e Muratajt nuk ka urdhër arresti nga prokuroria. Arbër Murataj është i biri i Admir Muratajt, i vrarë në grabitjen e Rinasit në 2019.

Si lidhet djali i Admir Muratajt me këtë ngjarje? Stiven Toshkëzi e nisi konfliktin për një vajzë rreth dy muaj më parë me Arbër Muratajn. Viktima e ka marrë në telefon Muratajn për t’u sqaruar, por për shkak se gjakrat janë nxehur pranë ”Rrugës së Elbasanit”, ata janë konfliktuar, duke e lënë të plagosur lehtë Toshkëzin, por në polici nuk u bë denoncimi. Axel Hoxhaj që vrau pak ditë më parë Toshkëzin, rezulton me lidhje familjare me Arbër Muratajn. Për shkak të konfliktit të dy muajve më parë dhe lidhjes familjare me Hoxhajn kërkohet të merret në pyetje.

SHKARKO APP