Vrasja e dyfishtë në Elbasan, dalin të tjera detaje

Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri mbetën viktima të një atentati në Elbasan. Automjeti tip Volvo, në të cilin lëviznin vrasësit, ka pasur shënjestër të dy viktimat, të cilit ishin ulur në barin e karburantit.

Njëri prej shënjestrave çohet nga tavolina dhe futet në brendësi të karburantit, ndërsa për hetuesit automjeti është dashur të kalojë pranë zonës e të rikthehet sërish kur njëri prej viktimave u ul sërish në tavolinë.

Dy persona të kamufluar me paruke dalin nga makina. Njëri mban një armë automatike me silenciator, ndërsa tjetri pistoletë. Zona ka qenë e populluar dhe për shkak të silenciatorit asnjë nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte.

Hetuesit mendojnë se ngjarja ka lidhje me ekzekutimin e dhjetorit të vitit 2018 në Bradashesh ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk. Njëri prej viktimave, Lulzim Bitri u mor në pyetje për ekzekutimin e trefishtë të vitin 2018, pasi kishte dyshime se kishte bërë rolin e vëzhguesit në vrasje.

SHKARKO APP