Vrasja e Martin Çeços, Prokuroria urdhëron ndalimin e publikimit të çdo detajeve nga mediat
Për vrasjen e bujshme të Martin Çeços, më datë 19 Janar 2023, prokurorja e Korçës Oli Visi nxorri një urdhër që ndalon mediat të publikojnë çdo informacion në lidhje me këtë çështje deri në përfundim të hetimeve.
“Urdhëroj detyrimin për ruajtjen e sekretit për akte proceduariale, të dhëna dhe informacione, me interes për hetimin, lidhur me Procedimin penal Nr.433, të vitit 2022, deri në përfundim të hetimeve.
Ndalimin e publikimit, qoftë edhe të pjesshëm, të akteve proceduriale apo përmbajtjes së tyre, si dhe të dhënave nga persona të tjerë që kanë dijeni për të dhëna që lidhen me procedimin penal Nr.433, të vitit 2022. Ndalimin e publikimit të këtyre akteve dhe të dhënave nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive”, thuhet në vendimin e prokurores Oli Visi.