Vrasja e Papës, kush e porositi krimin? Dinamika e lëvizjes së autorëve të dyshuar

Babai i Albano Velos, njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Edmond Papës, ka thënë se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin e të birit dhe se nuk e ka ndihmuar që të dalë jashtë vendit.

Sipas sistemit TIMS, Albano Velo ka dalë nga vendi ynë më datë 10 dhjetor dhe ka qëndruar vetëm 4 ditë në Francë. Alibia e të riut, sipas hetuesve, rrëzohet nga kamerat e sigurisë që e kanë fiksuar pranë vendit të ngjarjes.

Përveç pamjeve, janë zbërthyer edhe qelizat telefonike, të cilat e zbulojnë se në kohën kur ka ndodhur vrasja Albano Velo ka qenë për një kohë të gjatë në zonën e Selitës në Tiranë. Nga ana tjetër përveç arrestimit të tij, është shpallur në kërkim edhe Ervin Bode, për të cilin ndonëse ka dyshime se është larguar ilegalisht nga territori shqiptar, në sistemin TIMS rezulton në Shqipëri.

Po ashtu policia po heton origjinën e “Audit” me targa belge që u përdor për largimin e Bodes nga vendngjarja, ndonëse vetë ai drejtonte një “Smart” të cilin e la pranë zonës së krimit.

Marrë nga /A2cnn/

SHKARKO APP